22/06/2024
21.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shënimi i Ditës së iluministëve mbarësllovenë Shën Cirili e Metodi

Në vend se tradicionalisht, me program të pasur dhe ngjarje, edhe këtë vit do të shënohet më ndryshe 24 Maji – Dita e iluministëve mbarësllovenë, shën CIrili e Metodi.

Universiteti “Shën Cirili e Metodi” në Shkup tradicionalisht çdo vit me disa solmnitete e shënon 24 Majin – Ditën e shën Cirilit e Metodit dhe festën e patronatit të Universitetit dhe përvjetorin e themelimit të vet. Edhe këtë vit, UCM do ta shënojë festën e vet të patronatit pa nderime tradicionale.

Disa ngjarje, si shpërblimi i disa studentëve më të mirë, promovimi i titujve të nderit do të mbahen, shpresojmë, në kohëra më të mirë të cilat do të krijohen me imunizim sa më masiv të të punësuarve në UCM dhe të popullatës në vend”, informojnë nga Universiteti “Shën Cirili e Metodi” në Shkup.

Akti I vendosjes së luleve do të mbahet para përmendores së shln Cirili e Metodit, që ndodhet në paltonë e kampusit të universitetit për shkenca shoqërore. Me atë rast do të respektohen protokollet dhe masat për mbrojtje nga Kovid-19.

Lule do të vendosin delegacioni i Kuvendit, i kryesuar nga nënkryetari Goran Misajllovski dhe deputetët Darko Kaevski dhe Velika Serafimovska-Stojkova, delegacioni i UCM-së, që do ta kryesojë rektori, prof.dr. Nikolla Jankullovski, si dhe delegacioni i Asamblesë studentore universitare të UCM-së, kryesuar nga kryetarja Eva Cvetkovska. Lule do të vendosin edhe delegacione të larta të kreut shtetëror, korit diplomatik dhe të organizatave të tjera shoqërore-politike në vend.
Për shkak të gjendjes me Kovid-19, presidenti Stevo Pendarovski dhe kolegu I tij bullgar, Rumen Radev, së bashku do t’I nderojnë iluministët mbarësllovenë në Romë. Vizita e tyre është planifikuar për më 26 dhe 27 maj të këtij viti.

Në Romë dhe Vatikan sot do të marrë pjesë edhe delegacioni I KOM-AO, I kryesuar nga peshkopi Pimen

Iluministët e mëdhenj maqedonas dhe mbarësllovenë, vëllezërit Cirili e Metodi janë themeluesit e alfabetit dhe letërsisë sllovene dhe janë meritorë për zhvillimin kulturor të të gjithë popujve sllovenë. Për shkak të meritave të tyre për krishterimin, Kisha e shenjtë I shpalli të barabartë me apostujt.

Kanë lindir në Selanik, në familje të një nëpunësi të lartë bizantin. Babai I tyre Lev ishte ndihmës I komandantit të Rajonit të Selanikut, ndërsa nëna Maria rrjedh nga një familje e shquar.

Nëa të kohë sllovenët nuk kanë pasur shkronja, kështu që Cirili është dashur të përpilojë edhe alfabet dhe t’I përkthejë librat e domosdoshëm në gjuhën sllovene. Për përpilimin e këtij alfabeti slloven, për përkthimet e para nga gjuha greke në atë sllovene Cirili e përdori gjuhën e sllovenëve maqedonas nga Selaniku dhe rrethina.

Në pajtim me Ligjin për festat në vend, 24 Maji – Dita e iluministëve mbarësllovenë, vëllezërve Cirili e Metodi është festë shtetërore dhe ditë jopune për të gjithë qytetarët.

Të fundit