19/06/2024
28.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shënimi i ditëve botërore të kontraceptimit dhe abortit të sigurt, shkalla e shtatzënisë tek adoleshentet pothuajse tre herë më e lartë se mesatarja e BE-së

Me rastin e 26 shtatorit – Ditës botërore të kontraceptimit dhe 28 shtatorit – DItës botërore të abortit të sigurt, Asociacioni i Maqedonisë së Veriut i gjinekologëve dhe obstetërve (AMGJO) dhe HERA sot do të mbajnë konferencë për shtyp ku do të flasë kryetari i AMGJO-së, Gligor Tofoski, udhëheqësja programore e HERA-s, Vesna Matevska dhe kryetarja e komisionit për mundësi të barabarta të komunës Qendër, Drita Iseni.

“Me këtë konferencë për shtyp dëshirojmë ta kthejmë vëmendjen drejt faktit se një përqindje e konsiderueshme, posaçërisht e djemve të moshës 15-vjeçare tashmë kanë pasur përvojë seksuale, ndërsa marrëdhënia e mbrojtur seksuale është praktikë vetëm tek 20 për qind e vajzave dhe 62 për qind e djemve mes popullatës shqiptare, përkatësisht 64 për qind e djemve dhe 52 për qind e vajzave mes populaltës maqeodnase. Nga çiftet e reja deri 29 vjeç, vetëm 12,8 për qind shfrytëzojnë mjet modern kontraceptiv. Si pasojë, shkalla e shtatzënisë së paplanifikuar në adoleshencë është pothuajse tre her[ më e lartë se mesatarja e Bashkimit Evropian”, ceket në kumtesën e HERA-s.

Edhe krahas këtyre të dhënave alarmante, siç shtojnë nga atje, asnjë nga pak mjetet e kapshme moderne kontraceptive në vend nuk është në listën pozitive të barërave.

“Nga ana tjetër, në vend nuk janë regjistruar medikamente për abort medikamentoz edhe pse pas pilotimit të tij në Klinikën universitare për gjinekologji dhe obstetri, ky shërbim shëndetësor shumë shpesh kërkohet në krahasim me abortin kirurgjik. Përfundimisht, përmes Programit preventiv për nëna dhe fëmijë sigurohen buxhete për kontraceptim modern pa pagesë dhe për furnizim të medikamenteve për abort medikamentoz, por, as njëri, as tjetri, nuk mjaftojnë që të arrihet projektimi, përkatësisht të përmbushen nevojat për planifikim familjar të grave, të cilat jetojnë jashtë Shkupit dhe të furnizohen sasi të mjaftueshme të medikamenteve për abortin medikamentoz”, sqarohet në kumtesë.

Të fundit