Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, indeksi i çmimeve në shërbimet hotelierike gjatë muajit tetor të vitit 2023, krahasuar me muajin shtator të vitit 2023, është rritur me 0.3 për qind.
Krahasuar sipas grupeve të shërbimeve, rritje është vërejtur në grupet Ushqim me 0.3 për qind, Pije alkoolike me 0.1 për qind dhe Pije joalkoolike me 0.3 për qind.
Indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelierike në tetor të vitit 2023, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, është rritur për 6.1 për qind.
Indeksi kumulativ i çmimeve të shërbimeve hotelierike për periudhën janar – tetor 2023 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është rritur me 10.5 për qind, ndërsa krahasuar në dhjetor 2022 është rritur me 3.9 për qind.