16/09/2024
11.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shi dhe borë nesër, për fundjavë mot stabil dhe më ngrohtë

Moti të enjten do të jetë i vranët dhe i ftohtë me reshje bore në zonat malore dhe me reshje shiu në zonat më të ulëta. Pasdite do të fillojë të fryjë erë e fuqishme nga drejtimi verior dhe reshjet e shiut do të kalojnë në borë në disa nga viset më të larta. Në pjesët perëndimore reshjet do të jenë më të dendura, njoftoi DPHM.

Të premten do të fryjë erë e fuqishme nga drejtimi verior, moti do të jetë stabil me temperatura të ulëta gjatë mëngjesit. Gjatë fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme do të mbajë mot stabil, ndërsa temperaturat nga e hëna do të jenë në rritje. 

Të fundit