25/06/2024
17.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shilegov kërkon që sivjet të punësojë 91 persona në Qytetin e Shkupit, edhe 64 administratorë e 30 zjarrfikës vitin e ardhshëm

Qyteti i Shkupit këtë vit do të punësojë 91 persona, ndërsa 94 vende të reja të punës janë planifikuar për vitin e ardhshëm, nga të cilët 30 do të jenë zjarrfikës dhe 64 administratorë. Kjo është parashikuar me planin vjetor për punësime në vitin 2021 që duet të miratohet nga Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e të mërkurës.

Në planin për punësime thuhet se aktualisht Qyteti i Shkupit ka 645 të punësuar, nga të cilët 496 janë maqedonas, 90 shqiptarë, 16 romë, 14 serbë, 11 turq, 5 boshnjakë, tre vllahë dhe dhjetë njerëz me kombësi të tjera. Deri në fund të vitit do të pensionohen 14 persona, ndërsa këtë viti janë planifikuar 91 punësime të reja. Kështu, siç thuhet në planin vjetor, numri i përgjithshëm i të punësuarve në Qytet do të rritet në 722.

Vitin tjetër do të pensionohen 16 persona, kurse është planifikuar të punësohen 30 zjarrfikës dhe 64 administratorë. Nga 64 administratorë, shtatë janë inspektorë. Të gjitha punësimet janë arsyetuar me rritjen e ngarkesës së punës të njësisë organizative, transmeton SDK.

“Nevoja për punë të reja në Qytetin e Shkupit për vitin 2021 është veçanërisht e theksuar në Brigadën e zjarrfikësve, ku sipas kritereve për numrin minimal të zjarrfikësve dhe sipas numrit të banorëve duhet të jetë 384, e aktualisht janë 195 zjarrfikës. Kjo do të thotë se mungojnë 189 zjarrfikës, me tendencë që numri i tyre të vazhdojë të bie për shkak të pensionemeve në të ardhmen, veçanërisht duke pasur parasysh strukturën e moshës së punonjësve në këtë brigadë. Prandaj, numri i propozuar i 30 punësimeve të reja në Brigadën e zjarrfikësve është i nevojshëm urgjentisht. Lidhur me punësimet e tjera të reja në sektorë të tjerë në administratën e qytetit të Shkupit, të paraparë me Planin vjetor për Punësime në Qytetin e Shkupit për vitin 2021, duhet të theksohet se ato janë të nevojshme për shkak të procesit të rregullt të punës gjatë kryerjes së funksioneve të institucionit”, thuhet në arsyetimin e kryetarit të Shkupit Petre Shilegov për nevojën e punësimeve të reja.Portalb

Të fundit