21/07/2024
22.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shkarkohet Villma Ruskoska!

Villma Ruskoska është shkarkuar nga funksioni i prokurores, mëson TV21. Komisioni për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore të prokurorit publik në kryerjen e funksionit të prokurorit pranë Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i përbërë nga 5 anëtarë, me shumicë votash e kanë shkarkuar Villma Ruskoskën nga funksioni i prokurores.

“Për një ish-prokurore të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është konstatuar se është përgjegjëse për shkelje të rëndë disiplinore të nenit 91 paragrafi 6 nga Ligjit për Prokurorinë Publike dhe Komisioni ka vendosur që të dorëzojë propozim për shkarkimin e saj nga Këshilli i Prokurorëve Publikë”, thonë nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut./tv21.tv

Të fundit