27/04/2024
14.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shkëmbim i përvojave përmes video – konferencës mes organeve gjyqësore të SHBA-së dhe RMV-së

Gjyqtarët pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup morën pjesë në një onlajn punëtori për shkëmbimin e përvojës gjyqësore ndërmjet përfaqësuesve të organeve gjyqësore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Maqedoninë e Veriut me temën Zhvillimi i seancave virtuale”, komunikuan nga Gjykata Themelore – Shkup.

Konferenca u hap nga Ambasadorja amerikane në vend Kejt Mari Bërnz, dhe përvojat e tyre në organizimin dhe përfitimin e zhvillimit të seancave gjyqësore virtuale në Florida, SHBA, u ndanë me kolegët nga Gjykata Penale në Shkup nga gjyqtarët Lesli R. Hofman, Embri J. Kid dhe Pol J. Bajron, edhe atë në disa tema.

“Përvojat maqedonase gjatë procedurës paraprake dhe seancës kryesore, respektimin e të drejtave të të pandehurve, pengesat ligjore dhe logjistike gjatë gjykimeve virtuale dhe adresimi i problemeve të mundshme në procedurë të apelit, gjegjësisht udhëheqje e procedurës përmes lidhjes telefonike ose video-konferencore”, informojnë nga gjykata penale.

“Sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetit për mbrojtje nga përhapja e virusit KOVID-19, si dhe mundësinë për një efikasitet më të madh dhe ekonomizim të procedurave, përvoja të gjyqtarëve amerikanë kanë një rëndësi të madhe për gjyqësorin në vend për zhvillim të një platforme të re të gjykimit”, theksojnë nga GHTM Shkup. mb/

Të fundit