Të tjera lajme

SHKËNDIJA NISI SEZONIN EVROPIAN ME FITORE TË THELLË NË GJIBRALTAR

Kuqezinjtë tetovar në ndeshjen e  xhiros së parë të UEFA Konferencë Liga dëshmuan epitetin favorit duke shënuar fitore të thellë 5-0  kundër  Europa FC  në Gjibraltar. Fitore ka regjistruar edhe  Sileksi kundër ekipit Dinamo Minsk. Ndeshjet  kthyese  zhvillohen më  16 korrik.

 Shkëndija me fitore të  thellë 5-0  kundër ekipit nga Gjibraltari  Europa FC në ndeshjet e xhiros së para në UEFA Konferencë Liga për sezonin  2026/2027. Autor të golave për ekipin kuqezi ishin Tamba 2 gola,  Ndzengue, Kryeziu dhe Besart Ibraimi nga një gol. Me këtë fitore ekipi kuqezi tani më ka siguruar kualifikimin në  raundin e dytë të këtij  kompeticioni të garave evropiane . Pas ndeshjes trajneri  Pollozhani i kënaqur me  këtë fitore  të  cilën  realisht  edhe  e kishin pritur   

 ARTIM POLLOZHANI – “Patjetër që e prisnim një ndeshje të vështirë, por që në momentin që rezultati është i tillë, duhet t’i përgëzoj çunat për rezultatin e thellë. Patjetër që brenda lojës ka problematika të ndryshme që ne duhet me patjetër që t’i korrigjojmë, sepse do na duhen për vazhdimësi. Kjo fitore na shërben pikërisht për këtë vazhdimësi, për moral, edhe që të na ndihmojë pastaj në atë rrugëtimin tonë, duke u kthyer te pyetja, që duam të shkojmë sa më gjatë në Kupat e Evropës.” Deklaroi  trajneri Artim Pollozhani

I pzetur  se a mund Shkëndija  të përsërisë  suksesin nga sezoni i kaluar Pollozhani pohoi se  do të ishte  bukur  nëse  përsëritet ai  sukses në  Konferencë Liga

 “Ne duhet të provojmë që ta përsërisim atë sukses, sepse është jashtëzakonisht i bukur kur përsëritet. Që do të thotë, duhet të japim maksimumin që të mos rrijmë në atë nivel që kemi kapur një herë Kupat e Evropës ose grupet në Conference League, edhe të vazhdimë në atë nivel dhe të kënaqemi me aq. Patjetër që duam që ta përsërisim, sepse siç e thashë është jashtëzakonisht e bukur nëse përsëritet, si për klubin, ashtu edhe në përgjithësi për futbollin e Maqedonisë.” Tha  trajneri Pollozhani

Me një  gol të shënuar  në ndeshjen  kundër  Europa  FC ka debutuar edhe  Almir Kryeziu  i  cili  tha se  është  shumë i lumtur  për këtë fitore

ALMIR KRYEZIU – Së pari, jam shumë i lumtur për arritjen e fitores, pasi kjo ka rëndësi, që e bëmë… e bëmë shumë të lehtë ndeshjen. Duket lehtë, po besoj që nuk ishte shumë… shumë e lehtë. Gjithashtu, jam shumë i kënaqur për debutimin ku arrita ta ndihmoj ekipin me një gol. Debutimi të jep vetëbesim, i jep vetëbesim çdo lojtari,” deklaroi Kryeziu.deklaroi futbollisti Almir Kryeziu

Skuadra tjetër nga Maqedonia e Veriut  në UEFA Konferencë Liga  Sileksi gjithashtu  kthehet  me  fitore në  xhiron e parë pasi mundi  Dinamo Minsk  1-0  me  golin që e realizoi Hasukiq  nga penaltia. Ndeshjaet kthyese zhvillohen më 16 korrik

Të fundit