29/03/2024
18.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shkon në 222 numri i të infektuarve me Covid-19 në Serbi

Ka shkuar në 222 numri i të infektuarve me Covid-19 në Serbi.

Njoftimin e dha Ministri i shëndetësisë në vend Zlatibor Loncar.

Numri i viktimave ka mbetur në dy.

Qeveria serbe ka vendosur ndalimin e lëvizjes për të gjithë qytetarët ditën e sotme nga ora 05:00 deri në 17:00.

Ndërkohë në Beograd ka mbërritur një avion me ndihma nga Kina, shkruan media serbe N1.

Qeveria planifikon të dërgojë një tjetër avion për qytetarët serbë të bllokuar në aeroportet në të gjithë botën.

Më herët ishte vendosur gjendja e jashtëzakonshme në vend. Transporti publik u ndërpre dhe janë mbyllur kafenetë, restorantet dhe qendrat tregtare. Parqet janë gjithashtu të ndaluara.

/Ora News.tv/

Të fundit