31/10/2024
8.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shkrumbohet ndërtesa e lartë në Londër, evakuuan më shumë se 100 njerëz

Më shumë se 100 njerëz u evakuuan dhe dy u dërguan në spital pas një zjarri që shpërtheu në një ndërtesë në lagjen Dagenham, në lindje të Londrës.

Brigada e Zjarrfikësve të kryeqyteti britanik njoftoi se po kryente një operacion të madh kërkimi dhe shpëtimi pasi u thirr nga publiku për të shuar zjarrin që përfshiu rreth orës 07:30 të mëngjesit, ndërtesën që ndodhet në Freshwater Road.

Rreth 225 zjarrfikës dhe 45 automjete mbërritën në vendngjarje dhe u angazhuan për të shuar flakët në ndërtesën që shërben si njësi tregtare dhe bllok apartamentesh. Shërbimi zjarrfikës këshilloi banorët në zonë që të mbanin dritaret të mbyllura për shkak të resë së zezë të tymit.

“Ndërtesa ka një sërë problemesh me sigurinë për zjarret, të cilat janë të njohura për Brigadën e Zjarrfikësve të Londrës. Një evakuim i plotë i njëkohshëm i ndërtesës u bë menjëherë dhe një operacion i madh kërkimi dhe shpëtimi është duke u zhvilluar. Për të përballuar zjarrin janë vendosur dronë, si dhe shkallët 64 dhe 32 metra që përdoren si pika vëzhgimi për të vlerësuar zjarrin dhe për ta shuar me ujë nga lart”, tha Komisioneri i Zjarrit në Londër, Andy Roe.

Të fundit