Skandali seksual në Tiranë shpërtheu sërish sot, pas zbardhjes së detajeve të tmerrshme.
Mjeku Dervish Hasi, kardiokirurg 42-vjeçar, u përfshi në një marrëdhënie me tri gra, përfshirë një 16-vjeçare.
Ndërkohë, prindërit e vajzës kishin miratuar marrëdhënien, duke menduar se mjeku do të martohet me të dhe ajo do të ishte gruaja e tij e katërt.
Gjatë hetimit, policia zbuloi se grupi kishte praktikuar marrëdhënie seksuale në grup dhe prodhuar video pornografike.
Sekuestrimi i celularit tregoi se ata kishin një ‘chat’ grup, ku shkëmbenin mesazhe dhe videot.
Ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, kritikoi këtë rast si një shembull të vazhdueshëm të poligamisë në Shqipëri, duke bërë thirrje për ndërhyrjen e autoriteteve.
Gurra tha se ka hoxhallarë që kurorëzojnë martesat poligame në xhami, duke theksuar se grupacionet e tilla janë pseudoislam dhe kanë operuar edhe në vende të tjera.
“Ky nuk është rasti i parë, dhe kam frikë se nuk do të jetë rasti i fundit. Dëshiroj ti bëj një apel policisë së shtetit dhe sidomos shërbimeve, para disa muajve kemi bërë një thirrje për disa grupacione që po veprojnë së fundi në Shqipëri dhe në Kosovë që janë shumë të hapur në raportet e martesave poligame. Për fatin e keq janë derivat, janë pseudoislam, është një realitet i dhimbshëm dhe i frikshëm. Kanë operuar edhe në Itali”, tregoi ish-myftiu sot në euronews.
Rasti ka shokuar opinionin publik dhe rrit shqetësimet lidhur me fenomene të ngjashme në shoqëri.