24/04/2024
14.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shpëtimtarët nga Maqedonia shpëtuan një grua pas 114 orësh të kaluar nën rrënoja në Turqi

Një tjetër jetë shpëtuan ekipet e shpëtimit nga Maqedonia, të cilët këto ditë po ndihmojnë intensivisht në aksionet që po zhvillohen në zonat më të prekura nga tërmeti në Turqi. Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit njoftoi se ekipi i tyre mori pjesë në shpëtimin e një gruaje në qytetin Adiyaman.

Reklama
”Shpëtuesit në Drejtorinë e Mbrojtjes dhe Shpëtimit nxorrën një grua të gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shembur në Turkiye të premten, duke nxitur brohoritje nga shikuesit 114 orë pasi ajo u varros nga një tërmet masiv që shkaktoi shkatërrim në të gjithë rajonin.

Gruaja ka mbetur e bllokuar në blloqe betoni, armaturë dhe pluhur dhe më pas është evakuuar menjëherë në spital.

Pardje, ushtarët e Maqedonise se Veriut shpëtuan me sukses një fëmijë nga rrënojat në qytetin Kahranmanmarash. /Telegrafi/

Të fundit