21/04/2024
4.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shqipëria do ta marrë nga Maqedonia e Veriut kryesimin me SHBA- Karta e Adriatikut

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot do të udhëheqë takimin përfundimtar të Komisionit të partneritetit të SHBA-Karta e Adriatikut (A5) me të cilin rrumbullakohet kryesimi i Maqedonisë së Veriut me A5 për vitin 2023.

Siç bën të ditur MPJ, në fokus të takimit do të jenë arritjet dhe e ardhmja e Kartës si dhe situata aktuale në Ballkanin Perëndimor.

Në iniciativë përveç Maqedonisë së Veriut, vende anëtare janë edhe Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia dhe Mali i Zi, ndërsa Kosova, Sllovenia dhe Serbia kanë statusin e vendeve vëzhguese. Peshë të veçantë politike nismës i jep anëtarësimi i partnerit tonë strategjik, SHBA-së.

Konform parimit të rotacionit, në vitin 2024 kryesimin me SHBA-Karta e Adriatikut do ta marrë Republika e Shqipërisë.

Para takimit të Komisionit të partneritetit konferencë të përbashkët shtypi do të mbajnë shefi i diplomacisë Bujar Osmani dhe kolegu i tij nga Shqipëria, Igli Hasani.

Të fundit