15/06/2024
17.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shqipëria viktimë e kontestit Shkup – Sofje, asgjë nga mbledhja e KE-së në Bruksel

Sinjalet nga Brukseli janë pesimiste sa i përket Maqedonisë së Veriut, të cilët tregojnë se Bullgaria nuk ka ndryshuar qasje në drejtim të Shkupit, e që kjo nënkupton se përsëri vendi ynë nuk do të fillojë negociatat me BE-në.

Aktivitetet e shtuar diplomatike të ndërrmara nga Brukseli dhe Shkupi sollën një shpresë se dallimet mes dy vendeve mund të sheshohen e që kjo mund ta bind Bullgarinë që ta heq veton që ka vendosur ndaj Maqedonisë së Veriut, me të cilën kjo e fundit do të mund që të merrte dritë jeshile për fillimin e negociatave. Lajmet që po vinë nga Brukseli në ditën e sotme ku edhe do të vendoset fat i negociatave, nuk janë të mira, pasi pala Bullgare po vazhdon që të mbetet e pa lëkundur në qëndrimet dhe kërkesat e saj përballë Shkupit, shkruan Zhurnal.

Ky refuzim nga pala Bullgare mund të lidhet edhe me situatën politike të brendshme të Sofies, ku në zgjedhjet që u mbajtën në muajin prilli dështuan që të krijonin një qeveri politike, dhe si pasojë e saj u vendos për zgjedhje të reja më 11 korrik, dhe u krijua një qeveri teknike e cila nuk ka legjitimitetin për të zgjidhur një çështje kaq të ndjeshme dhe komplekse, por që në të njejtën kohë po e penalizon Shkupin.

Në qoftë se në këtë proces egziston një kontest Maqedoni-Bullgari, Shqipëria është vetëm një viktimë e kësaj përplasje, pasi ajo ka plotësuar të gjitha kriteret dhe nuk ka asnjë kontest apo kundërshtim të një vendi anëtarë. “Faji” i saj i vetëm është se ka qëlluar në kohën dhe vendin e gabuar e që kjo po e penalizon, pasi BE-ja synon që këto dy vende ti fusë në një pako, ku në qoftë se njëra palë bllokohet automatikisht kjo vlen edhe për palën tjetër.

Nëse “JO”-ja e Bullgarisë përsëritet, kjo do të shkaktonte pasoja të mëdha politike brenda vendit, ku ajo pashmangshëm do të çonte në paqëndrueshmëri politike e që mund të rezultojë me rrëzimin e qeverisë dhe shkuarjen në zgjedhje të reja të parakohshme, të cilat edhe më shumë mund ta komplikonin gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për kontestin që po na mban të bllokuar.//Zhurnal.mk

Të fundit