01/11/2024
16.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shteti dhe bankat negociojnë për afatin e pagesës së kredive për sektorin privat

Ministria e Financave dhe bankat komerciale bisedojnë për afatin e pagesës së kredive për sektorin privaz, pasoi që është arritur marrëveshje për definimin e normës së interesit dhe subvencionimin e saj nga ana e shtetit, e cila paraqitet si ndërmjetëse me qëllim që të inkurajohen kompanitë të investojnë në vend, informoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, pas brifingut mer gazetarët.

“Bisedimet me bankat i kemi nisur diku në gusht dhe prej atëherë e deri më sot kemi pasur takime, dy javë më parë kemi arritur marrëveshjen në drejtim të përcaktimit të normës së interesit dhe subvencionimit të saj nga ana e shtetit, siç ka qenë në të kaluarën. Që nga viti 2011 ka pasur shumë linja krediti që janë kaluar përmes Qeverisë, gjegjësisht Ministrisë së Financave, që i janë dhënë privatit ku subvencionimi është dhënë nga shteti. Ne u përpoqëm të bëjmë një përpjekje me bankat, të paktën ta ndajmë atë shpenzim, por ato konsiderojnë se rrezikojnë dhe është e drejtë, rrezikun e marrin bankat dhe në kurriz të kësaj, normalisht mund të shfaqet një kredi me rrezik, prandaj ata insistuan që normën e interesit ta mbulojmë plotësisht vetë dhe në fund u dakorduam”, tha në një deklaratë për shtyp Dimitrieska-Koçoska.

Ministrja shtoi se është e hapur çështja e afatit të shlyerjes së kredisë, ku shteti kërkon zgjatjen e afateve nga shtatë në pesëmbëdhjetë vjet.

“Ajo që është si një çështje e hapur që ne ende po diskutojmë është periudha e shlyerjes. Kemi kërkuar që periudha e shlyerjes të jetë 15 vjet me grej-periudhë 3-vjeçare, konform procedurave dhe politikave të brendshme të bankave. Ata kanë afatet e shlyerjes nga 7 deri në 10 vjet dhe ne kemi lënë hapësirë ​​këtu të shohim se si do të biem dakord nëse mund të zgjasin afatin e shlyerjes së kredisë, sepse i gjithë ky thelb dhe kjo pjesëmarrje e shtetit në miratimin e kredive synon pikërisht atë, miratimin e kredive për sektorin privat për një periudhë më të gjatë, pra me një afat më të gjatë shlyerjeje, sepse mendojmë se në këtë mënyrë ata do të inkurajohen edhe më shumë kur e dinë që në vitin që ngarkesa është më e vogël, do të nxiten të investojnë më shumë, kjo ishte ideja jonë”, theksoi Dimitreska-Koçoska.

Siç tha më herët kryeministri Hristian Mickoski, gjysma e mjeteve nga kredia hungareze prej gjysmë miliardë eurosh që tashmë janë deponuar në llogarinë e Bankës Popullore do të jenë për kompanitë, gjegjësisht kredi për kompanitë, ndërsa mjetet e mbetura për investime kapitale, një pjesë për komunat, një pjesë për pushtetin qendror. 

Të fundit