Të tjera lajme

SLLOVENI VINÇIQ DO TA REFEROJË FINALEN SPANJË – AGJENTINË

Slloveni Sllavko Vinçiç shpërtheu në lot kur mësoi se FIFA i kishte besuar detyrën më të rëndësishme të karrierës së tij – drejtimin e finales së Kampionatit Botëror mes Spanjës dhe Argjentinës.

Arbitri 46-vjeçar ka tashmë në CV një finale të Ligës së Kampionëve dhe një karrierë të pasur ndërkombëtare, por emërimi për finalen e Botërorit e emocionoi thellë.

Vendimin ia komunikoi Pierluigi Collina, arbitri legjendar italian, të cilin shumë e konsiderojnë si gjyqtarin më të njohur dhe më të respektuar në historinë e futbollit.

Vinçiç njihet si një arbitër që nuk heziton të marrë vendime të vështira. Në Kupën e Botës për Klube në vitin 2025, ai ndau nëntë kartonë të verdhë dhe një të kuq në ndeshjen mes River Plate dhe Monterrey, çka shumë e cilësuan si dëshmi se nuk ka frikë të vendosë drejt edhe në situatat më të tensionuara.

Në Botërorin aktual, ai ka gjykuar ndeshjet Brazil – Marok, Jordani – Algjeri dhe sfidën e fazës së 1/8 së finales mes Meksikës dhe Ekuadorit.

Emri i Vinçiçit u përmend në mediat botërore edhe në vitin 2020, kur u ndalua gjatë një aksioni policor në Bosnje dhe Hercegovinë kundër një grupi kriminal të lidhur me prostitucion dhe drogë.

Ai u lirua shpejt, pasi organet hetimore konstatuan se nuk kishte lidhje me rastin dhe ndaj tij nuk u ngrit asnjë procedurë. Vetë Vinçiç deklaroi atëherë se ishte gjendur “në vendin e gabuar, në kohën e gabuar.”

Në finalen e së dielës, asistentë të tij do të jenë bashkëkombësit Tomaž Klançnik dhe Andraž Kovaçiç, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë jordanezi Adam Mahadmeh.

Të fundit