Sllovenia sot i ka shfuqizuar pothuajse të gjitha masat anti-kovid, përveç mbajtjes së maskave në ambiente të mbyllura. Dëshmi për tejkalim të Kovid-19, vaksinim apo test negativ do të kërkohet vetëm në institucionet shëndetësore, shtëpitë për të moshuar dhe burgje.
Sipas vendimit qeveritar të shtunën, nuk ka më kufizime për numrin e njerëzve në qendrat tregtare, objektet e hotelerisë dhe çfarëdo ngjarje tjetër, njofton STA.
Janë shfuqizuar edhe kufizimet në periudhën e punës në objekte hotelierike, ndërsa klubet e natës mund të hapën përsëri. Rekomandohet mbajtja e maskës në ambiente të hapura në qoftë se nuk mund të ketë distancë prej 1.5 metra.