29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sllovenia plotësisht e hapi kufirin për shtetasit kroatë

Kroatët mund të hyjnë lirshëm në Slloveni, pa procedura të veçanta dhe të përdorin të gjitha vendkalimet kufitare që janë rihapur, njofton korrespondenti i MIA-s nga Lubjana.

Ky vendim u mor nga Qeveria me rekomandimin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, i cili përcaktoi që Sllovenia dhe Kroacia kanë pasqyrë të ngjashme epidemiologjike dhe që të dy vendet menaxhojnë me sukses epideminë e koronavirusit të ri.

Që nga java e kaluar, Kroacia ka lejuar që shtetasit sllovenë të hyjnë në vend dhe të parët që e bëjnë këtë janë ata që zotërojnë pronë në vendin fqinj.

Të fundit