18/06/2024
21.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sot 10 të shëruar dhe 9 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.743 testime për coronavirus, ndërsa 9 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre 6 janë në Tetovë, 2 në Gostivar dhe 1 në Ohër.

Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë viktimë.

Ndërsa ISHP ka regjistruar 10 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 155.741, prej të cilëve 150.114 janë shëruar, ndërsa 5.486 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (7 korrik) është 141./Telegrafi/

Të fundit