LSDM sot do të mbajë kongresin e 23-të partiak ku do të konfirmohet kandidati për president Stevo Pendarovski për zgjedhjet e 21 prillit.
Në këtë kongres pritet fjalimi i kryetari i LSDM, Zoran Zaev, derisa pjesa e punës do të jetë e mbyllur për opinionin. Pjesa e fundit e kongresit do të jetë e hapur, ku do të pasojë fjalimi i kandidatit për president.
Pendraovski mori përkrahjen e 31 partive politike, përfshirë edhe partitë shqiptare të koalicionit BDI, PDSH dhe Alternativa, në takimin e së premtes.