20/06/2024
21.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sot protesta e re për skandalin në Onkologji, gjashtë kërkesa dhe një ultimatum

Organizata joformale “Protesta kundër vrasjes së Onkologjisë” organizon sot në orën 18:00 një protestë të re për vjedhjen e barnave në Klinikën e Onkologjisë në Shkup.

Në njoftim ata theksojnë gjashtë kërkesa që do t’i paraqesin në protestë, që do të vazhdojë para Prokurorisë Themelore Publike, përcjell INA.

“Ju ftojmë sërish në protestë të hënën para Qeverisë, ku së bashku do të shprehim mllefin dhe revoltën tonë ndaj krimit të toleruar prej vitesh në Klinikën e Onkologjisë. Protesta nga Qeveria do të vazhdojë përpara godinës së Prokurorisë Publike, ku do të kërkojmë zgjidhje gjyqësore për të gjithë të përfshirët në skandalin me Klinikën e Onkologjisë.

Kërkesat dhe ultimatumi ynë nga kjo protestë janë:

1. Prokuroria Publike të dalë me detaje për rrjedhën e hetimeve brenda një jave
2. Hetimi për përfshirjen e ish-ministrit Venko Filipçe dhe drejtorit Nino Vasev
3. Zgjerimi i hetimit të punës së Onkologjisë së Fëmijëve
4. Rishikim i plotë i punës së Klinikës së Onkologjisë
5. Vendime gjyqësore të formës së prerë për të gjithë të përfshirët në krimin dhe krimin e Onkologjisë
6. Përfshirja e pacientëve onkologjikë të cilët do të kenë një pasqyrë të vetë hetimit.

Njëkohësisht organizatorët apelojnë që të gjithë pacientët onkologjikë të kontaktojnë ata për përvojat e tyre, për të kontribuar në zbardhjen dhe përgjegjësinë e plotë të të gjithë të përfshirëve në funksionimin skandaloz të Klinikës së Onkologjisë.

Në protestën e parë që u zhvillua një javë më parë, i njëjti ultimatum iu vendos autoriteteve, që brenda një jave të dilnin me informacion për zhvillimet e Onkologjisë, gjë që nuk ndodhi.(INA)

Të fundit