13/04/2024
15.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sot skadon afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët për president në RMV

Mbledhja e nënshkrimeve nga qytetarët për kandidatët për president në zgjedhjet e ardhshme, të cilat kanë nisur më 23 shkurt, do të zgjasë deri në mesnatën e sotme (e premte).

Sipas të dhënave të KSHZ-së, nga 15 kandidatët e regjistruar për mbledhjen e nënshkrimeve për zgjedhjet presidenciale, 10.000 nënshkrimet e nevojshme deri më tani i ka mbledhur Stevo Pendarovski i mbështetur nga LSDM, i cili ka 22.411 nënshkrime, Gordana Siljanovska Davkova nga OBRM-PDUKM 28.086, Bujar Osmani nga BDI – 11.085, Arben Taravari nga koalicioni opozitar shqiptar “VLEN” – 10.710, kandidati i GROM-it Stevço Jakimovski – 11.278, Maksim Dimitrievski lideri i “ZNAM-Për Maqedoninë tonë” – 11.605 dhe Biljana Vankovska Cvetkovska nga “E Majta” – 10.528 nënshkrime.

Të gjithë kandidatët e tjerë kanë më pak nënshkrime – kandidatja Mersiha Smailoviq e përkrahur nga Lidhja Demokratik Boshnjak ka 2.100, Velo Markovski 1.596 nënshkrime, Gjorgi Manaskov 483, Zorica Cvetkovska 269, Poposki 141.

Të fundit