01/03/2024
9.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

SPAK kërkon autorizim për arrestimin e Berishës, ish-kryeministri zbulon çfarë do të ndodhë me aksionin opozitar

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se nëse parlamenti vendos të heqë imunitetin ndaj tij duke i hapur rrugë zbatimit të vendimit të gjykatës, aksioni opozitar do të vijojë.

“Vendimi i Parlamentit do të zbatohet nga Berisha, sado që është i paligjshëm. Asgjë nuk do ta ndalojë betejën pa kthim të opozitës, deri në fitore. Ajo do të zhvillohet në çdo skaj dhe shqiptarët e shohin si një përpjekje tjetër për të dëmtuar opozitën dhe për ta çaktivizuar. Por e kundërta do të ndodhë”, tha Berisha.

I pyetur nëse do të lejojë zhvillim normal të seancës plenare për heqjen e imunitetit, Berisha tha se atë do ta vendosë grupi parlamentar.

“Atë do e vendosë grupi parlamentar. Ky nuk është vendimi im”, tha ish-kryeministri.

Ndërsa për pyetjen se nëse do të marrë pjesë në mbledhjen për Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, Berisha tha: “Gjithçka do të vendet në orët në vijim”.

Të fundit