24/05/2024
11.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Spasovski: Rritja e buxhetit do të koncentrohet edhe në përfaqësimin e drejtë dhe adekuat

Rritja e buxhetit për policinë do të koncentrohet edhe në përmirësimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat brenda MPB-së. Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski thotë se me buxhetin e ri janë paraparë mjete për trajnime të veçanta të cilave i nënshtrohen kandidatët për pjesëtarë të njësive elitare.

“Propozim buxheti për vitin 2023 por edhe buxhetet e mëparshme kanë siguruar në vazhdimësi mundësi për kuadro të reja nga të gjitha profilet, nga trajnimi bazik për policë deri tek kuadri për inspektor i cili është mese i nevojshëm”, u shpreh Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.

Spasovski i bëri thirrje të gjitha etnive të paraqiten në konkurset e brendshme të MPB-së dhe të jenë pjesë e njësive elitare, për të thyer mitin se brenda policisë ka njësi të paprekshme posaçërisht për shqiptarët.

“Apeli im deri tek policët është që ata të cilët duan ta vazhdojnë në njësitë elitare, të konkurrojnë, numri i tyre të jetë më i madh, të ketë nga të gjitha bashkësitë etnike. Kjo është thirrja dhe apeli im”, theksoi Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.

Njësia Speciale për Anti-Terror “Tigri” mbi 40 vjet sa ekziston nuk ka asnjë pjesëtarë shqiptar. Deri tani gjatë konkurseve të brendshme të Byrosë së Sigurisë Publike, ka pasur disa kandidatë për këtë njësi, por sipas Spasovskit nuk kanë arritur t’i kalojnë të gjitha filtrat e nevojshëm. Përfaqësimi çalon edhe në Njësinë për Intervenim të Shpejtë (EBR), Policinë mobile për intervenime dhe Njësinë e Helikopterëve. Buxheti i MPB-së për vitin 2023 është për 6 për qind më i lartë se buxheti i këtij viti dhe kap vlerën e mbi 182 milion eurove. //Alsat.mk  Gazetar: Adrian Kerimi

Të fundit