15/06/2024
17.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Spasovski: Sot mbi 4 mijë policëve do tu paguhen pagat bonus

Ministri Oliver Spasovski njoftoi se sot 4.471 punonjës në Ministrinë e Brendshme, të cilët kryen mbi 150 orë pune shtesë gjatë vitit 2020, do tu paguhet paga bonus në shumë prej 27.182 denarë.

“Nga buxheti i Ministrisë së Brendshme kemi ndarë 121.530.722 denarë, përkatësisht 135.033.142 denarë në shumën totale bruto duke përfshirë taksën, fondet e planifikuara dhe të shpallura në dhjetor 2020.

Kjo është rezultat i përpjekjeve të kësaj udhëheqje të Ministrisë së Brendshme për të ngritur statusin shoqëror të policisë”, tha Spasovski.

Ai theksoi se me pagat e paguara të bonusit për 2017, 2018, 2019 dhe këtë vit, për vitin 2020, punonjësit në Ministrinë e Brendshme e dinë që puna dhe sakrifica e tyre vlerësohet dhe shpërblehet, diçka që më parë ishte një mision i pamundur.

Të fundit