Gjatë ditës së djeshme (10 mars), në rajonin e SPB Tetovë është realizuar kontroll i automjeteve dhe shoferëve. Gjatë kontrollit janë sanksionuar gjithsej 15 shoferë në Tetovë për parkim të parregullt, ndërsa 13 automjete janë larguar me automjetin special “merimangë”. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 89 kundërvajtje të tjera në komunikacion (59 në Tetovë dhe 30 në Gostivar).







