12/07/2024
33.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

SPB Tetovë, autobusët dhe furgonët në shënjestër të Policisë

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë-Stacioni
Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor
Tetovë, këto ditë ka intensifikuar ndjeshëm
aktivitetet për kontrollin e automjeteve që kryejnë
transport publik, kryesisht autobusë dhe furgona,
për të kontrolluar se në çfarë mase respektojnë
Dekretin e Qeverisë për mbrojtjen e detyrueshme të
fytyrës nga ana e pasagjerëve, si dhe protokollet e
punës, dmth. sa pasagjerë transportohen dhe nëse i
përmbahen numrit maksimal të lejuar të udhëtarëve informon TetovaSot.
Dje në këto aktivitete janë zbuluar
dhe sanksionuar ligjërisht gjithsej 48 persona që
kanë vepruar në kundërshtim me Dekretin e
lartëpërmendur, për të cilët janë përgatitëur
parashtresa adekuate kurse të njëjtit kryesisht kanë
qenë duke u transportuar me taksi furgona.
Këto aktivitete me dinamikë të njëjtë do të
vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe nuk do të
tolerohet asnjë lëshim dhe mangësi në këtë drejtim
dhe përveç personave fizikë do të sanksionohen
edhe personat juridikë dhe automjetet do të
largohen nga trafiku.TS

Të fundit