31/10/2024
8.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Spërkatja me ujë, përfundoi me tentativ për vrasje – policia në kërkim të gjuajtësit nga Çairi

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese ndaj një 25 vjeçari për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepër penale – Vrasje nga neni 123 paragrafi 1 lidhur me nenin 19 (tentativë) të Kodit Penal.

”Më 17 korrik, në orët e mbrëmjes në Çair, i dyshuari me motoçikletë ka kaluar pranë të dëmtuarit dhe një personi tjetër të cilët kanë qenë duke ecur në këmbë dhe i ka spërkatur me ujë të grumbulluar në asfalt. Ai është ndalur dhe i ka kërkuar falje vetëm dëshmitarit, ndërsa fillimisht ka nisur të debatohet me të dëmtuarin, e më pas kanë shkëmbyer fizikisht disa goditje.

I dyshuari fillimisht ka ikur, por më pas i ka takuar në afërsi të çerdhes “Fidani” dhe ka shtënë me një plumb në drejtim të viktimës, duke i shkaktuar një plagë me armë zjarri në anën e djathtë të gjoksit dhe duke dëmtuar disa organe. Autori është arratisur sërish, njofton Prokuroria.

Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, ndërsa masa e paraburgimit të zbatohet pas privimit nga liria. Ministria e Brendshme po punon për gjetjen e të dyshuarit. /tvklan.mk/

Të fundit