19/04/2024
3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Stërvitje simuluese për mbrojtje dhe shpëtim në rast tërmeti dhe zjarri në shkollë

Evakuimi i fëmijëve dhe mësimdhënësve, shpëtimi i personave të ngujuar nga objekti i djegur nga zjarri, largimi i tymit nga objekti, dhënia e ndihmës së parë për të lënduarit. Këto ishin pjesë e aktiviteteve të stërvitjes së sotme simuluese për mbrojtje dhe shpëtim në rast tërmeti të përcjellë me zjarr në shkollën fillore “Kuzman Josifoski Pitu” në komunën Kisella Vodë të Shkupit.

Të nxitur nga zhvillimet e fundit me kërcënimet me bomba dhe tërmetet në Turqi dhe Siri në shkollën fillore “Kuzman Josifoski Pitu” në Shkup, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Kryqi i Kuq dhe zjarrfikësja sot zhvilluan një stërvitje simuluese për shpëtim në rast të një tërmeti të ndjekur me zjarre.

Fëmijët dhe mësuesit e shkollës u përfshinë në stërvitjet dhe patën mundësinë të ndiqnin të gjitha aktivitetet.

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Dr. Bekim Maksuti tha se stërvitjet janë jashtëzakonisht të rëndësishme.

“Sot është dita e mbrojtjes civile, ndaj vendosëm në këtë mënyrë, ndoshta modeste, por edhe për shkak të raportimeve për bomba dhe faktit që ishim të angazhuar në Turqi, vendosëm në këtë komunë të bëjmë një stërvitje simuluese së bashku duke treguar shpëtimin e njerëzve nga nën rrënoja, pra në rast të një tërmeti të shoqëruar me zjarre. Stërvitjet janë jashtëzakonisht të rëndësishme për të mësuar që në moshë të re të përballemi me atë që nuk mund ta parashikojmë në një farë mënyre, tërmeti është një nga ato rreziqe që nuk mund ta parashikojmë në asnjë mënyrë, por mund të kontribuojmë shumë në respektimin e rekomandimeve, rregullat dhe kushtet për një përballje më të lehtë, më të sigurt, për ndërtim të mirë të rrugëve hyrëse etj”, theksoi Maksuti.

“Stërvitje të tilla na japin mundësinë të trajnojmë forcat tona në rast fatkeqësish natyrore të këtij lloji, siç kemi në Republikën e Turqisë. Shpresoj se çdo gjë do të mbetet vetëm një stërvitje, por përgatitja është gjithmonë më e rëndësishmja që të kemi institucione të gatshme që do të reagojnë në çdo moment”, tha Tomeski.

Kryqi i Kuq shprehu mbështetjen e plotë për iniciativa të tilla, njoftoi se vitin e kaluar kanë qenë mbi 5500 nxënës dhe staf të cilët kanë kaluar nëpër stërvitje të ngjashme dhe shpresojnë që stërvitje të tilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Për herë të parë në ushtrim u përfshi edhe Oda e Psikologëve.

“Me ftesë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, për herë të parë në këtë lloj stërvitje është përfshirë një ekip psikologësh të specializuar për ndërhyrje në kriza, në drejtim të kujdesit jo vetëm fizik por edhe psikologjik, përkatësisht të shëndetit mendor të të shpëtuarve, kështu që shpresoj se iniciativa do të vazhdojë dhe do të ketë bashkëpunim që është i mirë për të gjithë ne”, tha Mirjana Jovanovska Stojanovska, kryetare e Odës.

Të fundit