29/06/2022
20.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Stoltenberg zbulon si do e izolojë Putinin: NATO do të krijojë katër grupeve të reja beteje në këto 4 shtete

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka folur përpara samitit të sotëm në lidhje me çështjen e shumë-diskutuar të Ukrainës.

Ai thotë se aleatët kanë ofruar mbështetje për Ukrainën për të ndihmuar “të drejtën e saj themelore për mbrojtje”, por përsëri nënvizon se detyra kryesore e aleancës ushtarake është mbrojtja dhe përkrahja e anëtarëve të NATO-s.

Për shkak se Ukraina nuk është anëtare, aleanca nuk po dërgon trupa në vend, megjithëse po rrit praninë e saj ushtarake në vendet fqinje të NATO-s.

Stoltenberg thotë se udhëheqësit e NATO-s do të flasin sot për një “rivendosje për parandalimin dhe mbrojtjen tonë në një afat më të gjatë”.

“Hapi i parë është krijimi i katër grupeve të reja beteje në pjesën lindore të aleancës, në Bullgari, Rumani, Hungari dhe Sllovaki,” thotë ai./albeu.com/

Të fundit