01/05/2024
16.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Studentja Neziri: Në Tetovë duhet të merren masa maksimale ndaj papastërtisë së ajrit

Studentja Elisa Neziri për temën e Portalb.mk “Çfarë dua dhe çfarë nuk dua në Tetovë” përmes një videoje theksoi se në Tetovë duhet të merren masa ndaj papastërtisë së ajrit dhe ndaj bastoreve dhe kazinove.

“Ajo se çfarë i duhet Tetovës është marrja e masave maksimale kundrejt papastërtisë së ajrit dhe ajo që nuk i duhet Tetovës janë kazinot dhe bastoret”, theksoi Elisa në videon e saj.

 

Tema “Çfarë dua dhe çfarë nuk dua në Tetovë” u hap nga Portalb me qëllim që të rinjve të jepnin sugjerimet e tyre për qytetin e Tetovës duke treguar kështu dukuritë që ju pengojnë dhe ato që do të donin t’i shihnin në këtë qytet. Që nga ana tjetër kjo të jetë një mundësi ku të rinjtë të kenë mundësinë të jenë zëri i duhur për ndryshimet e duhura në Tetovë

Të fundit