24/05/2024
19.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sulmi ndaj dy shqiptarëve në veri, u goditën nga 15-20 persona të maskuar në sheshin e Mitrovicës Veriore

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 20:00 në rrugën “Mbreti Pjetër I”, në veri të Mitrovicës.

Tutje bëhet e ditur se si pasojë e sulmit njëri prej viktimave ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërkaq po ashtu në raport thuhet se rasti vazhdon të hetohet.

“Dy viktimat meshkuj shqiptarë/kosovarë kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga 15-20 persona të panjohur, ku në mesin e tyre disa kishin qenë me maska. Si pasojë e sulmit njëri prej viktimave ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Të fundit