12/10/2024
13.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Tabelat pa gjuhën shqipe, Mickoski: Pjesë e planit për destabilizimin e vendit

Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar sot se vendosja e tabelave në Bllacë, ku mungonte gjuha shqipe, është pjesë e planit për destabilizimin e vendit.
Ai tha se për këtë çështje faj nuk kanë institucionet, por, sic tha ai, strukturat kriminale, të cilët me vite janë pasuruar në kurriz të qytetarëve.
“Cili institucion është nuk e di, mendoj se nuk është institucion, po mendoj se është pjesë e atij planit për destabilizim të atyre strukturave kriminale që në vitet e kaluara u pasuruan në kurriz të qytetarëve. Të atyre kriminelëve politik që pak nga pak kanë luajtur me institucionet, pak dhanë licenca për videolotari të egra, lotari online dhe kështu me radhë. Mendoj se ata tani janë të frikësuar sepse e dinë, marrin informacione se si ngadalë hetimi afrohet drejt tyre dhe ata të frikësuar tani reagojnë në këtë mënyrë, që ta destabilizojnë shtetin dhe nuk kanë sukses”, tha kryeministri Mickoski.

Të fundit