Ministrja e Punëve të Jashtme, Punës dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla, ka njoftuar se Tajlanda i ka hequr vizat për qytetarët e Kosovës, përcjell Reporteri.net.
Ajo përmes një shkrimi në Facebook tha se “kjo reflekton përkushtimin institucional për të zgjeruar mundësitë ndërkombëtare të Kosovës”.
“Nga sot, qytetarët e Republikës së Kosovës mund të udhëtojnë pa viza edhe në Tajlandë. Ky është edhe një hap më shumë në fuqizimin e pasaportës së Republikës sonë dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës”.







