03/05/2024
14.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Tasullas: Ratifikimet e marrëveshjeve ndërkombëtare me Maqedoninë e Veriut nuk janë urgjente

Ratifikimet e marrëveshjeve me Maqedoninë e Veriut nuk janë urgjente, thotë kryetrari i Parlamentit grek, Konstantinos Tasullas, duke u përgjigjur në kumtesën e SYRIZA-s, në të cilën nga partia opozitare komentojnë se Qeveria në kohë të pacaktuar i anulon ratifikimet, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Tasullas, në deklaratën me shkrim, sqaron se në takimin e djeshëm të kryetarëve të Parlamenteve, por edh në bisedë me gazetarët, mes tjerash, informoi se “tre ratifikimet e marrëveshjeve ndërkombëtare me Maqedoninë e Veriut nuk kanë karakteristikë të urgjencës”.

Nga SYRIZA opozitare, paraprakisht, dolën me kumtesë në të cilën thonë se kryetari i Parlamentit dhe Qeverisë, nga frika se do të ketë qëndrime të ndryshme nga deputetët e Demokracisë së Re, “në kohë të pacaktuar e anulon votimin e marrëveshjeve me Maqedoninë e Veriut” dhe kjo paraqet “konfirmim të procesit parlamentar dhe mashtrim parazgjedhor të Micotakis”.

Propozim ligjet për “Memorandumin për përshpejtimin e procesit të integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE”, për “Memorandumin për formimin e Komitetit koordinues për bashkëpunim ekonomik” dhe për “Marrëveshjen teknike për shqyrtimin e FIR Skopje” më 14 dhe 15 shtator u dorëzuan në Parlamentin grek, ndërsa sipas procedurave të parapara, së pari duhet të prezantohen para Komisionit për siguri kombëtar dhe çështje të jashtme dhe më pas edhe të votohen në seancë në Parlament.

Zëdhënësi i Qeverisë greke, Stelio Pecas dje tha se ende nuk është caktuar datë për ratifikimin e marrëveshjeve konkrete.

Një pjesë e mediumeve në Greqi, por edhe zëdhënësi i SYRIZA-s në ditët e fundit pohuan se Demokracia e Re, nuk mund të gjejë deputet i cili do të jetë raportues në Parlamentin për tre marrëveshjet bilaterale me vendin tonë, për çka Pecas, duke u përgjigjur në pyetjen e korrespondentes së MIA-s nga Athina, në brifingun e djeshëm me gazetarët theksoi se “nuk ekziston asnjë problem rreth ratifikimit të tre marrëveshjeve me Maqedoninë e Veriut”.

Sqaroi se Demokracia e Re ishte kundër Marrëveshjes së Prespës dhe “si opozitë ka bërë gjithçka që mund që ta pengojë”, por tani, kur Greqia, në marrëdhëniet me Turqinë i referohet të drejtës ndërkombëtare, nuk mund të mos e marrë parasysh marrëveshjen ndërkombëtare me Maqedoninë e Veriut.

“Paralajmërojmë se nëse ratifikohet një marrëveshje ndërkombëtare, nuk mund të ndryshojë. Sot, të gjithë kuptojnë se kur ne si themel e kemi të drejtën ndërkombëtare që të përballemi me provokimin turk, nuk mund këtë obligim tonin ta realizojnë ‘a la carte’. Dhe të themi se i referohemi të drejtës ndërkombëtare lidhur me Turqinë, që të mos e marrim parasysh lidhur me Maqedoninë e Veriut. Sipas kësaj, marrëveshjet shkojnë përpara, nuk ekziston asnjë çështje e tillë dhe natyrisht dua të theksoj se një prej këtyre ka të bëjë me kontrollin e FIR të Maqedonisë së Veriut nga aviacioni grek. Sipas. Sipas kësaj nuk ekziston asnjë çështje”, ka thënë Pecas.

Duke e pasur parasysh se tre memorandumet që rrjedhin nga Marrëveshja e Prespës, janë të parët që vijnë pas ndryshimit të pushtetit në Greqi, nga SYRIZA opozitare, kur ratifikimi do të jetë në rend dite në Parlament, do të kërkojnë votim publik, me deklarimin e të gjithë deputetëve, diçka që të dielën e konfirmoi e dhe lideri i partisë Aleksis Cipras, duke thënë se pret që votimi i 158 deputetëve nga Demokracia e Re, të jetë dhe kërkim falje për retorikën e tyre opozitare për Marrëveshjen e Prespës.

“Secili prej 158 deputetëve me votën e tij, do të japë edhe një kërkim falje. Presim 158 kërkim falje. Falje për ndarjen, falje për gënjeshtrat, falje për mashtrim, falje për histerinë, falje për sulmet, falje për plumbat deri tek ministrat dhe deputetët e SYRIZA-s, falje për imponimin e zjarreve para shtëpive të tyre, falje për mizerinë që ka ndodhur para dy viteve”, ka thënë Cipras të dielën në konferencën për shtyp në Selanik. sr/fb/

Të fundit