04/05/2024
7.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Tavilla: Nevojitet kujdes gjatë relaksimit të masave restriktive

Kovid është “virus-vrasës”, i cili nuk do të eliminohet shpejtë, për ç’shkak autoritetet duhet të jenë jashtëzakonisht të kujdesshme gjatë relaksimit të masave restriktive dhe jetësimit gradual të ekonomisë, porositi mjekja Zhihan Tavilla, shefe e zyres së Organizatës botërore të shëndetësisë në vend.

Ajo potencoi se procesi i relaksimit të masave duhet të zhvillohet në baraspeshë mes benefiteve socio-ekonomike dhe rrezikut shëndetësor-epidemiologjik.

“Kulmin e infektimit nuk duhet ta presim në fund të prillit, por në disa javët në vijim, sepse asnjëherë nuk dihet se si do të zhvillohet virusi, posaçërisht pas zbutjes së masave restriktive për lëvizje”, thotë Tavilla në intervistë për TV Klan Maqedoni.

Sipas saj, ne tani jemi në muajin më kritik dhe siç thekson, fillimisht, në javët në vijim, duhet të pritet piku i epidemisë. Edhe disa vende, shton shefja e OBSH-së, janë në situatë të njejjtë, që do të thotë se fillimisht duhet ta ndjejmë impaktin e virusit me tërë fuqinë e tij.

“Para së gjithash pikun nuk duhet ta presim në fund të muajit. Po, ka kalkulime të tilla, por asnjëherë nuk mund të dihet se si do të sillet virusi. Posaçërisht jo pasi që të vijë deri te relaksimi i masave të rrepta të cilat janë në fuqi. Megjithatë, shpresojmë se do të arrijmë drejt pikut sa më shpejtë, unë do të thoja në disa javët në vijim. Por tranzicioni në “normale të re” është vetvetiu një situatë. Nuk do të kalojmë drejt gjendjes tërësisht normale. Instruksionet thonë se pa planifikim të kujdesshëm dhe në mungesë të gradualitetit të përmbushjes së kapaciteteve klinike, si dhe me heqjen e parakohshme të masave për distancim të ndërsjelltë – sipas të gjitha gjasave do të përfundohet me <ktivizim të pakontrolluar të infektimit. Akoma më shumë të infektuar dhe valë të dytë të fuqishme. Prandaj, OBSH thotë se tranzicioni nga këto masa restriktive duhet të shkojë në faza, në atë mënyrë që do të mundësojë jetësim të caktuar ekonomik, por njëkohësisht do të vazhdojnë masat për shtypje të virusit. Do të thotë me vënien e prioritetit në këtë baraspeshë mes benefiteve socio-ekonomike dhe rrezikut shëndetësor-epidemiologjik nga virusi. Ato hapa janë në të vërtetë gjashtë kushte. Ndërkaq mu atë po e bën tani Qeveria, po i analizon ato kushte për relaksim të masave, në mënyrë që të mos vijë deri te lehtësimi i përnjëhershëm dhe kthimi i virusit”, thotë Tavilla.

Qeveria, para së gjithash, potencoi ajo, duhet të na bindë se ka kontroll të përhapjes së infektimit.

“Nuk mund ta çrrënjosim virusin, tani për tani nuk mund të flasim për eliminimin e tij. Virusi do të mbetet me ne për një periudhë. Por atë që duhet ta bëjë Qeveria, Ministria e Shëndetësisë dhe Institucionet epidemiologjike, është të kenë pasqyrë të plotë dhe të thonë nëse e kontrollojnë bartjen e sëmundjes, në mënyrë që të mos vijë deri te shpërthimi i infektimit. Së dyti, Qeverisë i themi – keni kujdes, kujdesi për situatën ekonomike nuk do të thotë se nuk duhet të vazhdoni me ndërtimin e kapaciteteve, si në spitale, ashtu edhe në institucionet publike shëndetësore. Gjithçka duhet të funksionojë që të identifikohet, të testohet, të hyhet në gjurmët e virusit dhe të izolohen kontaktet. Ky proces nuk duhet të na kthejë prapa, por duhet të intensifikohet pasi që të fillojë lehtësimi i masave”, konsideron Tavilla.

Sipas shefes së zyres së OBSH-së në vend, deri më tani ka pasur seri të mirë të aktiviteteve të ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria. Ata, thotë, i ndjekin udhëzimet e dhëna nga OBSH-ja, në të gjitha aspektet.

“Të mos ishte ashtu, do të kishim situatë me të cilën sistemi shëndetësor nuk do të mund të përballej. Nuk do të kontrolloheshin të gjithë pacientët dhe do të ndodhte tragjedi e madhe. Por situata është nën kontroll, mund t’ju bind, duke pasur parasysh gjithçka që po ndodhë rreth nesh. Megjithatë, nuk duhet ta minimizojmë rrezikun nga transmisioni i mëtutjeshëm i sëmundjes. Duhet të kujdesemi për njerëzit me shëndet të brishtë, për të moshuarit, për shtëpitë e të moshuarve. Nuk duhet të lejojmë grupim, as heqje të masave preventive. Duhet të vazhdojmë me distancimin fizik, me larjen e duarve. Deri më tani tërë këtë është dashur ta kishim mësuar. Këto shprehi janë me rëndësi jetësore. Do të doja qytetarëve të Maqedonisë së veriut t’i porosis se duhet të mbeten të bashkuar, të angazhuar edhe kur të fillojë tranzicioni, i paralajmëruar gradualisht nga Qeveria. Nëse nuk e mbështesin atë proces, mund të vijë deri te problemet e mëdha”, thotë Tavilla nga OBSH. ab/

Të fundit