Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 22 raste të reja me coronavirus në Maqedoni.
Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid-19 deri sot në ora 12:00 është 136, prej të cilëve një është shëruar, ndërsa dy kanë ndërruar jetë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas vendit ku jetojnë, deri tani me Covid-19 janë regjistruar:
– në Shkup 81 pacientë (njëri është nga Bogdanci, por jeton në Shkup),
– në Dibër 40 (prej të cilëve 1 ka ndërruar jetë),
– në Shtip 7 pacientë
– në Kumanovë 3 pacientë (prej të cilëve 1 ka ndërruar jetë),
– në Kavadar 2 pacientë
– në Ohër 2 pacientë (prej të cilëve njëri është nga Shkupi, por është në izolim në Ohër),
– në Gostivar 1 pacient.