Për tre dekada me rradhë qyeteti i Tetovës është nikoqir i festivalit të vetëm për fëmijë Bletëzat. Kësisoji, të enjten më 7 nëntor me fillim në ora 18:00 në Qendrën për Kulturë në Tetovë do të mbahet edicioni i 30 jubilar i festivalit të këngës për fëmijë “Bletëzat 2024” .Në edicionin jubilar konkurojnë gjithsej 19 fëmijë nga të gjitha trevat shqiptare me këngë të autorëve të ndryshëm.Të gjitha këngët në festival do të shoqërohen nga korri I fëmijëve të shkollës fillore Liria në Tetovë. Si zakonisht fetsivali është me karrakter garues,ku të gjithë fëmijët do të fitojnë kupa dhe mirënjohje për pjesëmarrjen e tyre. Këngët do ti përzgjedh një juri profesionale me autoritet në sferën e muzikës nga vendi. Sponzor gjeneral I fetsivali është Ministria e Kulturës dhe Turizmit, kurse sponsor është kompania Ecolog, me pronarin Lazim Destani dhe familjen e tij Destani, komuna e Tetovës dhe mbështetës të festivalit kompania Max Optika, dhe Dr Ançevski nga Shkupi.Pas tërheqjes së jurisë, në skenë do të paraqiten grupi I Vajzave dhe fëmijëve pranë Shoqërisë kulturo Artistikke Xheladin Zeqiri, nën udhëheqje të Elez Mema dhe Albin Ajredini, një këngëtare e vogël Era Alia dhe fëmijët e lojtores Ëanderland.Juria do të ndajë çmimin e parë, dy çmime të dyta, tre çmime të treta, teksti më I mirë, muzika më e mirë, Best Talent, performanca më e mirë,për herë të parë do të ndahet çmimi Xheladin Zeqiri dhe shumë çmime të tjera.Si zakonisht interesimi për të qenë prezent në këtë festival është shumë i madh, ndërsa Biletat tani më janë në shitje dhe mund të merren në zyrat e TV Koha dhe Radio Bleta në qendrën e re tregtare në katin e dytë, kurse gjatë ditës së festivalit pranë qendrës për kulture në Tetovë.Pra, mos e lëshoni këtë rast për të shijuar zërat e bilbilave të vegjël të cilët për çdo vit jehojnë në qendrën e kulturës në Tetovë.Ky festival organizohet nga viti 1994.Fëmijët tashmë disa ditë me rradhë janë duke bërë provat para fillimit të festivalit.