03/05/2024
11.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Të shtëna para një objekti hotelierik dhe kopshti të fëmijëve në Shkup, një person është plagosur

Në SPB Shkup sot në mëngjes në orën 5:45 ishte denoncuar se në afërsi të një objekti hotelierik dhe kopshti të fëmijëve në rrugën “Arhiepiskop Dositej” në Shkup një person ka gjuajtur me armë zjarri drejtë K.T (24) nga Shkupi, i cili drejtonte motoçikletë, me çka ishte plagosur në këmbë.

Ai ishte dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” për ndihmë mjekësore.

Nga MPB-ja informojnë se ekspertizë në vendin e ngjarjes ka bërë ekipi i SPB Shkup, me çka ishin gjetur gjashtë gëzhoja nga municioni i pistoletës.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit. fc/

Të fundit