Të tjera lajme

Të shtunën fillon muaji i shenjtë i ramazanit

Për  besimtarët e fesë islame të shtunën fillon  muaji  i shenjtë I Ramazanit. Në këtë muaj myslimanët heqin dorë nga ushqimi dhe pijet nga mëngjesi në darkë për  çdo ditë. Por ka disa situata që bëjnë që dikush të lejohet ta lërë agjërimin. Sipas Kuranit, njerëzit që janë të sëmurë, të vjetër, që udhëtojnë, janë shtatzënë ose ushqejnë foshnjën me gji, ashtu si dhe fëmijët nën moshën e pubertetit, mund të mos agjërojnë nëse ai ndikon negativisht në shëndetin e tyre.

Por, ka shumë besimtarë të cilët edhe krahas gjendjes së rëndë shëndetësore megjithatë vendosin të agjërojnë që edhe më shumë e rëndon shëndetin e tyre.Në këtë rast, qytetarët duhet të respektojnë udhëzimet e mjekëve.

Çdo vit për  muajin e  Ramazanit, miliona myslimanë në të gjithë botën agjërojnë për 30 ditë nga mëngjesi në mbrëmje. Ndërkaq, bamirësia është shumë e rëndësishme për Islamin, dhe akoma më shumë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Një nga shtyllat kryesore të Islamit është detyrimi që të pasurit duhet tu dhurojnë një shumë të caktuar, monetare apo ushqimore, të varfërve. Ndërkohë, Xhamitë dhe organizatat e tjera fetare  çdo mbrëmje ofrojnë falas vakte iftari për të varfërit.

 

Të fundit