23/04/2024
7.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Teatri i Tetovës prezantohet në Bursa të Turqisë me shfaqjen “Armiku i popullit”

Trupa e Teatrit të Tetovës ka mbërritur para dy ditësh në Bursa të Turqisë, me qëllimin që të jenë  pjesëmarrës në edicionin e 11-të në Festivalit Ndërkombëtar të Shteteve Ballkanike i cili është hapur dje, ndërsa Teatri i Tetovës prezantohet në natën e tretë, njofton Portalb.mk.

Armiku i Popullit, foto nga  Teatri i Tetovës

Me shfaqjen “Armiku i popullit” në regji të Arben Kumbaros  e vet regjisorit Teatri i Tetovës ka lajmëruar mbërritjen në Bursa të Turqisë ku është pjesëmarrëse e festivalit të njohur të teatrove që organizohet çdo vit në Bursa të Turqisë. Festivali fillon më 1 mars, ndërsa Teatri i Tetovës do të prezantohet natën e tretë në orën 20:00.

Kasti i aktorëve të cilët do të ngjiten në skenë përbëhet nga: Arsim Fazlija, Blerim Ismani, Petrit Neziri, Elmedina Ahmeti, Sheqire Ilazi, Muzafer Etemi, Argjend Hasani, Berat Saliu, Sami Mustafa, Ali Qerimi, Shpëtim Beadini, Hasim Memishi- Sopi, Ermal Çanga, Bekim Jahiu, Arlind Selimi, Jetmir Arifi dhe Altrim Mamuti.

Armiku i Popullit- Teatri i Tetovës
Armiku i Popullit, foto nga  Teatri i Tetovës

Asistent regjisor i shfaqjes është Elmir Sejfullai, skenografia nga Bilgaip Koçishte– Bige, kostumografia nga Medina Hoxha, kompozimi muzikor nga Blerim Qamili, performanca muzikore nga  Blerim Osmani dhe Leart Misimi, ndërsa pllakati nga Nagip Ismaili– Nagi.

Ndryshe, premiera e shfaqjes “Armiku i Popullit” u dha më 15 dhe 21 tetor 2022.

Pati shumë repriza dhe suksese në festivale të ndryshme, duke rrëmbyer shumë çmime.

Vënia e kësaj vepre në skenë, në Teatrin e Tetovës ka pasur  një qëllim sipas regjisorit Kumbaro; ‘’Të zgjojë’’!

“Të vësh në pikëpyetje moralin tënd, të kesh kurajon të prishësh heshtjen dhe hipokrizinë sociale, të jesh i zoti të ndryshosh realitetin tënd, të jesh kritiku “armik” me çdo çmim ndaj padrejtësive, në çdo hapësirë të shoqërisë ku ti frymon, është një akt sublim, patriotik dhe emancipues për vendin dhe popullin tënd”.- thoshte regjisori.

Urojmë që kjo shfaqje e Teatrit të Tetovës të komunikojë mirë me publikun dhe të jetë edhe një sukses i radhës për këtë shfaqje që u flet problemeve të kohës.

Armiku i Popullit- Teatri i Tetovës

Të fundit