Pandemia e koronavirusit po përshpejtohet me më shumë se 300,000 raste të regjistruara deri më tani në të gjithë botën dhe pothuajse në çdo vend, deklaroi sot drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adhanom Gebrejusus.
Ai u bëri thirrje politikanëve që të angazhohen dhe tha se këtë javë do t’i drejtohej një grupi prej 20 liderëve botërorë dhe do t’i lusë ata të punojnë së bashku në përforcimin e prodhimit të pajisjeve mbrojtëse jetike për punonjësit shëndetësorë, transmetojnë mediat britanike.
Drejtori ekzekutiv i OBSH-së për gjendje emergjente, Majk Rajan, tha se vendimi për (mos) mbajtjen e lojërave olimpike në Tokio besohet që do të bëhet shumë shpejt.
“Ne i kemi të gjitha bindjet nga qeveria japoneze që Lojërat olimpike verore nuk do të organizohen nëse atletët dhe vëzhguesit janë në rrezik”, deklaroi Rajan. ls/shk/