20/05/2024
17.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Temperaturat, në favor të shkollave

Mësimdhënës të arsimit fillor po kryejnë aktivitete të ndryshme me nxënësit për kursimin e energjisë elektrike pas rekomandimeve nga Institucionet përkatëse. Mësuesi Mexhait Ameti tha për Alsat se përmes projekteve të caktuara brenda dhe jashtë objektit shkollor nxënësit fitojnë njohuri për kursimin e energjisë në shkollë dhe shtëpi.

“Mundohemi që atë që u’a tregojmë nxënësve këtu ato vet ta përdorin nëpër shtëpitë e tyre që mos të harxhohet rryma për shkak krizës botërore me energjinë. Mundohemi nëpërmjet disa vizatimeve të bëjmë se si ta kursejmë energjinë elektrike ose energjinë alternative si mund ta përdorim ne. Mundohemi në këtë aspekt nxënësit ti stimulojmë për shfrytëzimin e dritës së diellit dhe të njëjtën ta konvertojmë në dritë me energji”, tha Mexhait Ameti, mësimdhënës

Mensur Jakupi, drejtor i shkollës fillore “Bajram Shabani” të fshatit Kondovë tha se për sezonin e dimrit tashmë kanë siguruar naftë të mjaftueshme për ngrohje. Ai tha se moti 8i mirë i ditëve të fundit ka ndikuar edhe në kursimin e naftës për ngrohje.

“Me kohë kemi kryer të gjitha procedurat, naftën e kemi, ngrohjen kemi filluar ta përdorim por me kapacitet jo të plotë, falënderim i motit që është I mirë dhe sa të mundemi të kursejmë. Çdo shkollë I ka kapacitetet e lejuara nga komuna që për çdo vit përsëriten me nevojë plotësimi nëse zgjat sezoni më shumë. Shkolla jonë llogaritet me shpenzime të mëdha dhe ka 21 tonë naftë. Është shpenzim i madh dhe llogaritet si ndotës I Qytetit të Shkupit, komuna ka ndërmarrë masa ku do të pajisemi me panele për prodhimin e energjisë elektrike”, deklaroi Mensur Jakupi, drejtor i sh.f “Bajram Shabani” Kondovë

Me vendim të Qeverisë, çerdhet, shkollat dhe disa institucione tjera që ishin në tregun e lirë energjetik janë përfshirë në tregun e rregulluar nën kompetenca të EMV-së. Kjo nënkupton se institucionet do të paguajnë fatura më të lira të energjisë elektrike për rrymën që do ta shpenzojnë. Pavarësisht këtij vendimi, oxhaqet e shumë shkollave fillore të fshatit janë pastruar dhe janë në gatishmëri në rast se kriza energjetike dhe ekonomike detyron përdorimin e druve për ngrohje. /alsat.mk Gazetare: Melihate Rustemi

Të fundit