Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz në kategorinë e meshkujve dhe tenistja kazake Elena Rybakova në kategorinë e femrave janë fitues të grand slam Australia Open 2026 që u mbajt në Melburn
Finalja e Australian Open mes Alcaraz dhe Novak Djokovic ishte një finale ku në lojë përveç trofeut ishin dhe rekorde historike. Tenisti serb shpresonte të fitonte titullin e tij të 25 Grand Slam në karrierë për të kaluar Margaret Court, ish tenistja australiane që ishte e pranishme në tribunë.
Ai që e arriti këtë ishte Carlos Alcaraz që e fitoi këtë ndeshje me rezultatin 3-1 duke arritur një pikë shumë të lartë, Career Grand Slam; i ka fituar të 4 turnetë madhorë Grand Slam: Wimbledon, Roland Garros, US Open dhe Australian Open për ta çuar në 7 numrin total të turneve Grand Slam të fituara në karrierën e tij.
Në këtë mënyrë Carlos Alcaraz me triumfin në Melbourne mbylli ciklin teksa e bëhet lojtari më i ri që arrin të fitojë të katërt turnetë më të rëndësishëm të tenisit në moshën 22 vjeç dhe 272 ditë
Në kategorinë e femrave fituese doli tenistja nga Kazakistani, Elena Rykbakova e cila në finale mundi bjellorusen Aryna Sabalenkon me rezultatin 2-1 në sete 6-4, 4-6 dhe 6-4.
SHABAN SINASNI – TV KOHA







