19/05/2024
19.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Tensionet Prishtinë-Beograd, Kim nga Tirana: Liderët të lënë mënjanë egon e tyre dhe të dëgjojnë miqtë

Liderët e Kosovës dhe të Serbisë të lënë mënjanë egon e tyre dhe të mendojnë për krenarinë kombëtare dhe të dëgjojnë miqtë e tyre. Këtë apel u bëri nga Tirana ambasadorja, Yuri Kim, udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë, në konferencën e fundit që ajo zhvilloi sot me gazetarë. Në fjalën e saj, ajo përforcoi qëndrimin e SHBA-së në lidhje me situatën e tensionuar në veri të Kosovës.“Është koha që liderët të lënë mënjanë egon e tyre dhe të mendojnë për atë që është krenaria kombëtare dhe të mendojnë atë që u thonë miqtë e tyre dhe të marrin në konsideratë atë që u thonë miqtë e tyre”.

Kim theksoi se asociacioni i komunave në veri të Kosovës, është rruga për të cilën kanë rënë dakord liderët e të dyja vendeve, ndërsa shprehu angazhimin e SHBA-së ndaj Kosovës.“Sa i përket asociacionit, liderët e Kosovës e Serbisë kanë rënë dakord për rrugën përpara që do të përfundonte me njohjen e Kosovës. Nuk besoj që njerëzit kanë nevojë t’u rikujtohet se sa shumë besojnë SHBA-në në Kosovë. Dashuria dhe angazhimi që ne kemi për një Kosovë të pavarur dhe sovrane dhe nëse keni nevojë për prova hidhni sytë ca kohë më përpara. Çështja qëndron se cilat janë hapat që duhet ndjekur që dy palët të ecin së bashku përpara”.

Të fundit