Tetë persona nga Sërbia dhe Sllovenia janë lënduar sonte në një aksident të rëndë trafiku jo shumë larg qytetit austriak Mannersdorf.
Sipas mediave vendase bëhet fjalë për punëtorë, ndërsa aksidenti me shumë gjasa ka ndodhur kur shoferin sërb (46) e ka zënë gjumi në timon, duke bërë që minibusi të përmbyset në rrethrrotullimin afër Oberloisdorfit.
Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar pesë burra dhe tre gra, disa prej të cilëve kanë marrë plagë të rënda.
Një person ka mbetur i bllokuar në minibus, për shkak të të cilit zjarrfikësit janë detyruar të presin mjetin.