Ky objekt nuk gjindet në Zvicër e as në ndonjë shtet evropian. Kjo është shkolla e mesme profesionale “Mosha Pijade” e njohur si shkolla bujqësore. Transformimi që kushtoi 5 milionë euro, mjete të siguruara nga Qeveria dhe Bashkimi Evropian, e tjetërsuan krejtësisht këtë shkollë, duke e bërë një nga qendrat më moderne rajonale.
Si nikoqir i ngjarjes, kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami u bëri një kërkesë interesante mediave, qytetarëve dhe nxënësve të Tetovës…
“Nga sot do ju kisha bërë ftesë të gjithë mediave dhe opinionit që nga sot të mos e identifikojmë këtë qendër shkollore si një shkollë e mesme bujqësore, por ta njohim ashtu siç edhe sot është, si një ndër qendrat më të zhvilluara shtetërore, rajonale për arsim profesional. Me çka përfundimisht, Tetova dhe rajoni i Pollogut, një qendër moderne ku fërmijët tanë do të mund të përgatiten për tregun e punës, për atë që i pret në jetën reale. Prandaj edhe njëherë falemnderit angazhdimit të Qeverisë, falënderit miqëve tanë të Bashkimit Europian dhe të gjithë atyre që janë angazhuar për këtë shkollë moderne të arsimit profesional” tha Kasami.
Ambasadori i BE-së në Shkup Michailis Rokas tha se kjo është shembull se si fondet e BE-së dhe të Qeverisë mund të bëjnë ndryshime shumë të mëdha, duke potencuar se nuk ka investim më të mirë se sa arsimi.
“Jam shumë i lumtur të jem këtu në Tetovë, për të qenë deshmitar i këtij projekti i cili është bashkëfinancuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimi Europian. Prezenca e Kryeministrit, Ministrave dhe Kryetarit të Komunës është domethënëse. Nuk ka investim më të mirë se sa kjo, për të ardhmen e shtetit. Bashkimi Europian është shumë krenar të mbështes këtë qendër rajonal që është aset ardhmërie dhe që do të kontribuooj në rritjen ekonomike. Dua të komentoj Qeverinë dhe kryetarin e komunës për punën që e kanë bërë këtu, bashkë me ne. Është një shembull shumë i mirë se si fondet e BE-së dhe paratë publike, mund të përdoren së bashku, që të transformojnë diçka që para dy vitesh ishte në gati në shembje, në qendër moderne dhe të pajisur” tha Ambasador i BE-së Michailis Rokas.
Prezente ishte edhe Ministrja e Arsimit Vesna Janevska e cila foli për rolin dhe rëndësinë e investimeve në objkete shkollore.
“Janë shumë e lumtur që jemi në Tetovë për të përfunduar në projekt të rëndësishëm siç është qendra rajonale “Mosha Pijade”. Nga një shkollë e rënuar dhe e vjeturar, u bë një kompleks modern. Tetovarët me siguri e mbajnë mend se si janë dukur këto ndërtesa para vetëm disa vitesh që sot të kemi shkollë moderne dhe bashkëkohore ku do të kemi më shumë drejtime në arsimin formal dhe joformal” tha Ministrja e Arsimit Vesna Janevska.
Kryeministri Hritjan Mickoski tha se pret që nxënësit që i shfyrtëzojnë këto hapësira të dalin si kuadro të fortë profesional dhe që të në të ardhmen, të jenë pasqyra e shtetit ku jetojnë.
“Ju falënderohem të gjithë të përfshirëve në këtë projekt. Me të vërtetë është impresiv. Nga ajo që jam informuar, gati 5 milion euro është investuar nga ana e Qeverisë së bashku me BE-në, në këtë qendër moderne rajonale për arsim. Unë vetëm dua të them që ata që do të mësojnë këtu të përparojnë sepse ato janë gjenerata tek të cilët do të varet shteti. Ata janë gjeneratat që do ta zhvillojnë shtetin. Ndërsa ne si Qeveri do të vazhdojmë të mbështesim projekte të tilla. Kjo është shkolla e mesme e dytë në Tetovë që është rekonstururar dhe renovuar. Bashkë me Komunën e Tetovës po ndërtojmë edhe dy shkolla tjera të mesme në Tetovë” tha Mickoski.
Përndryshe shkolla e mesme rajonale profesionale nuk është në ombrellen e Komunës së Tetovës por udhëhiqet direkt nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Kjo shkollë për vite me rradhë ka pasur reputacion jo të mirë për shkak të kushteve jo të mira, mungesës së laboratorëve dhe kabineteve profesionale për zhvillim avangard të procesit arsimor. Megjithatë, tani, pas këtyre investimeve maramendëse edhe në infrastrukturë por edhe në mjete dhe kabinete, kjo shkollë profesionale del të jetë më e mirë se të gjitha shkollat tjera në Tetovë dhe rrethinë./TV KOHA/







