21/05/2024
15.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Tetova do të shënojë festat e Nëntorit

Më 25 nëntor pritet që përmes një seance solemne, komuna e Tetovës edhe zyrtarisht ti jap çmimin qytetar nderi, shkrimtarit të njohur Ismail Kadare. Vendimi i marrë në këshillin e komunës së Tetovës ishte unanim ndërsa gjatë muajit nëntor pritet të ketë shumë manifestime, kanë bërë të ditur nga komuna e Tetovës.Këtë për Televizionin Koha e ka bërë të ditur, kryetari i këshillit të komunës së Tetovës Besar Durmishi.

Festat e nëntorit në Tetovë, do të fillojnë më 22 nëntor me akademinë e shoqatës së pedagogëve dhe shënimin e përvjetorit të ditës së alfabetit. Më 23 nëntor parashihet që të mbahet krosi i qytetit nga lidhja e sporteve komunale, më pas janë paraparë gara në futsall, kurse në mbrëmje do të ketë shfaqje, raporton Tv Koha.  Më 24 nëntor, pritet që të bëhet hapja e zyrave të Shoqatës Akademike për Shkencë dhe Art. Nga komuna thonë se më 26 nëntor do të ketë edhe një manifestim  letrar në sallën e komunës së Tetovës, ndërsa më 27 nëntor do të ketë manifestim në çiklizëm.Më 28 nëntor poashtu janë paraparë aktivitet, ku do të ketë një defilim të nxënësve të shkollave të mesme, kurse në mbrëmje edhe një koncert festiv, njofton Tv Koha.

 

Të fundit