Në edicionin e 21-të mbarëkombëtar të futbollit për fëmijë ‘’Durrësi 2026’’ që fillon më 28 Maj marrin pjesë ekipe nga Durrësi, Tetova, Peja, Ulqini, Bujanoci dhe Arbëreshët e Zarës. Hapja solemne është caktuar të premten në ora 10:00.
Nga data 28-të deri më 31 Maj qyteti i Durrësit është nikoqire e edicionit të 21-të, Turneu Mbarëkombëtar i futbollit për fëmijë ku tradicionalisht marrin pjesë ekipe nga Tetova, Peja, Ulqini, Bujanoci dhe ekipi nikoqir i Durrësit, ndërsa kësaj radhe pjesëmarrëse do të jetë edhe një ekip me Arbëreshët e Zarës.
Në seancën e fundit përgatitore të ekipit tetovar i pranishëm ishte edhe kreu i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, i cili premtoi se do të jetë i pranishëm në hapjen solemne të Turneut. Kryetari Kasami, ekipit I uroi suksese, ndërsa kapitenit ia dorëzoi flamurin e Komunës, emblemën e të cilit duhet ta prezantojnë denjësisht.
BILALL KASAMI – Kryetar i Komunës
‘’Porosia më e madhe është që ata të kalojnë mirë atje dhe të shoqërohen me bashkëmoshatarët e tyre nga të gjitha trojet etnike. Patjetër që ne presim se do të kthehen edhe me fitore por në këtë rast duke pasur para sysh formatin dhe edicionin e garave më me rëndësi është pjesëmarrja se sa fitorja’’ deklaroi kryetari Bilall Kasami
Seleksionuesi Halim Hodai me këtë rast paraqiti listën përfundimtare të futbollistëve të cilët do ta përfaqësojnë Tetovën dhe premtoi se ekipi ësht maksimalisht i përgatitur për këtë sfidë mbarëkombëtare.
HALIM HODAI – Seleksionues për Tetovën
‘’Sa i përket këtij manifestimi të Turneut qël mbahet në Durrësi 2026, jemi me të vërtet të përgatitur mirë. Kemi bërë një ekip kompakte prej shumë klube të rrethinës së Tetovës edhe shpresojmë për një paraqitje sa më dinjitoze atje në Turne’’ deklaroi seleksionuesi Halim Hodai
Koordinatori për Tetovën, Muzafer Livoreka dorëzoi veshje sportive me të cilat futbollistët tetovar do të prezantohen në hapjen solemne dhe gjatë qëndrimit në Durrës.
Nisja është caktuar për ditën e enjte në ora 10 para shkollës së mesme Tekstile në Tetovë./Tv Koha/







