Të tjera lajme

Teatri i Tetovës sjell shfaqjen “Në përballje me vdekjen”

  • Teatri i Tetovës sjell shfaqjen “Në përballje me vdekjen”
    Premiera “Në përballje me vdekjen”, me regji nga Afërdita Nuhiji, do të shfaqet
    nesër më datë 16 tetor në orën 18:00 në Pallatin e Kulturës në Tetovë. Kjo shfaqje
    vjen menjëherë pas Festivalit të Teatrit, dhe pas së njejtës do ketë edhe dy premiera
    të tjera, deklaroi Hasim Memishi – Sopi, drejtor i teatrit.
    “Pas mbarimit të festivalit, Projekti i radhës me , pas kësaj do ketë dy
    premiera, një për të rinjë dhe një për fëmijë.” Shfaqja “Në përballje me
    vdekjen” trajton raportet familjare, veçanërisht raportin prind-fëmijë, por
    edhe raportet e tjera ndërnjerëzore.
    Afërdita Nuhiji- Regjisore
    “Procesi i këndshëm, jo shumë i gjatë 1 muaj e gjysëm prova, fenomeni,
    prindërit dhe fëmijët, marrëdhëniet familjare dhe ndërnjerëzore.” Blerim
    Ismani – Aktor “Dramë socioekonomike dhe deri ku mund të arrijë mjë prind
    për fëmijët e vet, raportet prind- fëmijë.”
    Në shfaqje luajnë edhe aktorët Petrit Neziri, Sami Mustafa, Sheqerie Ilazi, Arta
    Zejneli, Blerim Ismani, Mia Kantarozieva Petrovska. “Në përballje me vdekjen” do
    të rishfaqet më datë 20 dhe 22 tetor në orën 19.

Të fundit